Momente paniku u regjistruan në qytetin turistik të Cabo San Lucas në Meksikë, ku një automjet përplasi një grup tifozësh që po festonin fitoren 3-0 të kombëtares meksikane ndaj Republikës Çeke. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 me orën lokale, kur qindra tifozë të veshur me fanellat jeshile të ekipit kombëtar kishin dalë në rrugë për të festuar suksesin që i siguroi skuadrës vendin e parë në grup dhe kualifikimin në fazën e 32-shave.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, disa persona rrethuan një makinë të zezë të mbetur në trafik, duke goditur xhamat dhe kapakun e saj. Pak çaste më pas, drejtuesi i mjetit përshpejtoi papritur dhe u fut mes turmës, duke përplasur disa persona në përpjekje për t’u larguar. Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe arrestuan personat që ndodheshin në automjet. Të plagosurit u transportuan në spitalet lokale, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Qytetit të Los Cabos, Almerto Renteria Santana, bëri të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë ende në zhvillim. Pas ngjarjes reagoi edhe Federata Meksikane e Futbollit, e cila në një deklaratë shprehu keqardhjen për atë që ndodhi gjatë festimeve, solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre, si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit. Federata kërkoi gjithashtu që autoritetet kompetente të hetojnë rastin dhe të përcaktojnë përgjegjësitë për incidentin.
🇲🇽 World Cup celebrations in Mexico have now been marred by a second vehicle-crowd incident.
In Cabo San Lucas, at least 17 people were injured after a driver literally drove into fans.
Writer: Monica https://t.co/BV5GGJa0eg
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 25, 2026
17 injured after a car rammed into a crowd celebrating Mexico's World Cup victory over the Czech Republic in Cabo San Lucas. pic.twitter.com/vINbuxCqsN
— Chay Bowes (@BowesChay) June 25, 2026
