Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus në qytetin e Dnipros , në Ukrainën qendrore , njoftoi Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky .

“Në këtë fazë, ka katër të vdekur”, tha Zelensky, duke specifikuar se forcat ruse e goditën qytetin vonë natën e së martës.

Sulme të tjera vdekjeprurëse në Zaporizhia, Poltava dhe Kramatorsk i kishin paraprirë gjatë ditës.

“Këto janë sulme terroriste cinike dhe të pakuptimta, të cilave u mungon çdo logjikë ushtarake”, shkroi presidenti ukrainas në Telegram. “Sulmet ruse ndaj qyteteve dhe fshatrave tona nuk ndalen asnjë ditë.”

Guvernatori rajonal Oleksandr Khanza tha se tre persona u vranë në Dnipro dhe nëntë u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike. Khanza tha gjithashtu se një biznesi në qytet i ishte vënë flaka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb