Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, të cilët kanë konstatuar tym gjatë lëvizjes. Ata kanë ndaluar menjëherë automjetin dhe kanë dalë jashtë, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Lushnjë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është shkatërruar totalisht.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik në mjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: