Sulmuesi i Interit, Thuram u shpreh i lumtur pas fitores 5-3 ndaj Udineses.

“Kemi luajtur shumë ndeshje dhe ndonjëherë është normale të gabojmë në mënyrën se si e nisim ndeshjen. Dimë të reagojmë dhe kjo është më e rëndësishmja; këtë e treguam edhe mbrëmë.

Bonny? Ai vihet në dispozicion të grupit. Është viti i dytë që është te Interi dhe është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Ka luajtur në një Botëror, vjen me shumë eksperiencë dhe është një nga lojtarët më të fortë në Serie A.

Ndeshja ndaj Romës- Kemi 19 kundërshtarë dhe Roma është një prej tyre. Duhet ta marrim seriozisht, të shkojmë atje dhe të bëjmë punën tonë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb