Në një intervistë në “News24”, Gledis Gjipali komentoi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se raporti përveçse mban vlerësime për Shqipërinë, por gjithashtu ka edhe çështje që tërheq vëmendjen. Po ashtu Gjipali nënvizoi se ndër çështjet kryesore për të cilat tërhiqet vëmendja, është dialogu politik, lufta kundër korrupsionit, por edhe liria e medias.

“Tërhiqet vëmendja për lirinë e medias, dialogun politik, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve, ndarja dhe balancimi i tyre. Apo edhe zgjedhjet. Janë fusha ku vendi duhet të tregojë përveçse ecuri pozitive, por edhe qëndrueshmëri. Raporti vlerëson progresin por thekson edhe ato çështje që mund të bëhet pengesa. Te çështja e shtetit ligjore, theksi vendoset tek organet e drejtësisë që duhet të lihen të bëjnë punën e tyre, pra evidentohet presioni politik. Bëhet thirrje për të ulur sulmet politike ndaj institucioneve të drejtësisë. Po ashtu me rëndësi është edhe elementi i transparencës. Në raport u fol edhe për sulmet ndaj gazetarëve. Aktualisht procesi është në dy shina, një në atë formal dhe tjetri procesi i reformave që vazhdon. Procesi i integrimit është momentalisht në staniacion, ende nuk e kemi raportin IBAR”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: