Gazetari Basir Çollaku ishte i ftuar në “Opinion” në Neës24 ku komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet brenda PD e jo vetëm.
Ai ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit është i gatshëm të paguajnë dhjetëra mln euro për një “aheng” referuar koncertit të Kanye West.
Çollaku renditi gjithashtu edhe disa nga skandalet e kësaj qeverie, ku u ndaj tek ish zëvendës kryeministrja
“Në Shqipëri propaganda vrapon të sfumojë zhvillimet, si protestat dhe jo vetëm. Në raportin e BE, është edhe e pandehura Balluku, kanë vjedhur miliona euro. Ai kërkon t’i japë 50 mln euro për një aheng një bronxatoje. Në një nga lotët e Unazës së Madhe, agjentët e BKH shkuan të masnin investimin, 4 kilometra ishin në letër, në letra ishin 3.2. Kjo është një plaçkitje që u ndodh të gjithë qytetarëve. Ë buxhet janë paratë e të gjithë shqiptarëve pa ndarje politike”, tha ai.
