FIER – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin e Gjorgozit, në Cakran të Fierit.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha prej 3 hektarësh.
Shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.
(er.nu/BalkanWeb)