Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Grabjanit në autostradën Rrogozhinë Lushnje. Kamioni ka dëme materjale ndërsa ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz drejtuesi i tij.

Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, drejtuesi i i kamionit ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështisë në rrugë çka ka bërë që të përmbyset në anë të rrugës.

Kamioni transportonte artikuj ushqimorë ndërsa është dashur ardhja e një autovinçi i cili e ka nxjerrë nga aty ku kishte përfunduar. Ky rrethrrotullim sipas drejtuesve të mjeteve është nyje e rrezikshme në qarkullimin rrugor në autostradë, sidomos për mjetet e rënda të cilat transportojnë ngarkesa të mëdha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb