Ish-drejtori i FBI-së, James Comey do të dalë në gjyq më 15 korrik, ku do të përballet me akuza të reja penale për kërcënim ndaj Presidentit Donald Trump.

Gjyqtarja e Qarkut Federal Louise Flanagan e Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në Neë Bern, Karolina e Veriut, njoftoi se Comey përballet me dy akuza që kishin të bënim me një kërcënim për jetën e Trump.

Comey ka mohuar çdo shkelje dhe e ka përshkruar çështjen si një fushatë hakmarrëse. Akuzat e mëparshme kundër tij u rrëzuan dhe avokatët e tij kanë njoftuar se do të kërkojnë rrëzimin e aktakuzës së re, duke e quajtur atë një ndjekje penale selektive dhe hakmarrëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: