Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit, duke u ndalur te nisma për digjitalizimin përmes inteligjencës artificiale të Prokurimeve Publike.
Lobonja tha se kjo lëvizje është në stilin e Ramës, duke dhënë të kuptohet se po ndryshon gjithçka që të mos ndryshojë asgjë.
“Është në stilin e tij (Ramës), ndrysho gjithçka që mos të ndryshon asgjë. Ky ngelet qëllimi i tij. Pasi e ka përdorur AKSHI-n siç e ka përdorur, ku u disrektitua, gjen një mënyrë tjetër për ta vazhduar këtë. Inteligjenca artificiale që përcakton se kush është i ndershëm dhe t’i jepet tendera dhe të skarcojnë të pandershmit, do drejtohet nga disa të pandershëm. Këtu problemi është te kreu. Nuk është çështje përfitimesh personale vetëm. Ai duhet të thotë pse e bën këtë ndryshim.”, tha ai.
Mes të tjerash Lubonja komentoi dhe deklaratat e Ramës sot kundër opozitës se po bllokon integrimin, ku e cilësoi si ‘specie unike në kontinentin tonë’,
“Politikisht kështu është. Por kemi të bëjmë dhe me elemente psikologjike. Me sëmundje psiqike të një njeriu që nuk arrin që të shohë veten në pasqyrë. Kur demonizon, thyen pasqyrën, do që të shohësh gjënë siç e do vetë. Ai nuk sulmon vetëm opozitën, por dhe gazetarët. Gjithçka që i bën kritikë këtij njeriu, duhet thyer.”, tha Lubonja. Por a po e bllokon realisht opozita integrimin?
Lubonja tha se; “Si parim, e pashë dhe në letrën që Marta Kosit i kishte dërguar MCallister. Ti kontrollon këtë proces që të kanë vënë detyrë. Lidhur me rezultatet do pyesësh vetëm qeverinë apo dhe opozitën? Europianët duhet të marrin në konsideratë dhe opozitën, e cila është e domosdoshme. Nëse opozita thotë; këtu nuk ka drejtësi, por ka kapje të saj, është rritur korrupsioni, etj. Për mua opozita nuk e ka bërë aq mirë punën. Ka një kompleks ndaj europianëve, për shkak të Berishës. Ai merret me Gonzaton ndonjëherë. I përmend atij që është homoseksual, etj. Por interesin bëjë në një gjë më të madhe. Që ka ambasadorë të Ramës, ka. Edhe Yuri Kim ishte ambasadore e Ramës. Ti kur i thua këto Gonzatos, ia bën këto akuza vetes. Unë gjykoj që ai është ambasador i Ramës, Madje Rama ka arritur deri atje sa të emërojë ambasadorë. Ka kapur ambasada me politikat e veta, por duhet opozitë rracionale dhe koherente. Duhet të bëhet një opozitë me argumente, me prova dhe fakte dhe duhet të ketë kurajon që t’ia thotë në sy gjërat dhe jo në formë manipulative. I kushton shumë opozitës kjo gjë. Nga një anë e dinë se këtu ka një narko-shtet. Kanë prova. Jam për rrotacionin. Nuk do të vijë më i miri i botës, por përmes rrotacionit do të përmirësohet Shqipëria. Se ajo s’do të përmirësohet duke ardhur nga qielli. Kilometri i fundit për opozitën? Duhet ta bëjë mirë. Se po vjen ujku e po vjen ujku, por asgjë s’duket. Kjo gjendje e opozitës është rezultat i një pune intrigash nga PS dhe Rama për të eliminuar kundërshtarët. Duhet bashkim i opozitës.”.
