Paraqitjet pozitive të sulmuesit të Kombëtares, Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit kanë “zgjuar” interesin e disa skuadrave.

Së fundmi, Widzew Łódź në Poloni ka kërkuar informacione për Hoxhën.  Sipas raportimeve nga mediat kroate, drejtuesit e Widzew Łódź janë të gatshëm të investojnë seriozisht për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

Klubi polak thuhet se po përgatit një ofertë që mund të shkojë deri në 5 milionë euro, shifër kjo që do merret në konsideratë nga Dinamo e Zagrebit.

Negociatat mund të intensifikohen në javët e ardhshme, ndërsa Dinamo Zagreb mbetet e hapur për të dëgjuar ofertat e duhura për lojtarin shqiptar. 27-vjeçari ka shënuar 7 gola në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: