Përveç fjalimeve të zjarrta dhe marshimit të pandalshëm, ajo që ka rënë në sy gjatë protestës së sotme kombëtare ka qenë kreativiteti i jashtëzakonshëm dhe ironia therëse e qytetarëve përmes pankartave.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me karikatura, mesazhe dhe simbole vizuale që shigjetojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.
Një nga mesazhet më të forta politike të shfaqura në shesh lidhet me varësinë e institucioneve të pavarura nga kreu i ekzekutivit.
Në një tjetër kënd të bulevardit, revolta ka marrë një nuancë akoma më të rëndë përmes një mesazhi që akuzon hapur tradhtinë ndaj interesave të vendit.
Qytetarët kanë ngritur lart një pankartë të madhe me fytyrën e kryeministrit të rrethuar me një shenjë të kuqe ndalimi, shoqëruar me diçiturën e prerë: “Tradhtia ka emër”.
