Tedi Cara shënoi gol për Oleksandrijan, që u mposht sot 1 me 2 nga Zoria Luhansk. Oleksandrija bie nga elita në Ukrainë, pas një sezoni të dështuar.

Vetë Tedi Cara pritet të ndryshojë ekip në verë, nga ku do përfitojë edhe Partizani që ka ruajtur përqëindje të kartonit në rast rishitje.

Ish-sulmuesi i “demave” zbuloi së fundmi,që Kolos Kovalivka dhe Polisia Zhitomir ishin në tratativa për transferimin në merkaton e dimrit. Në fund akordi nuk u arrit, pasi Oleksandrija kërkonte 1 milionë euro.

Oferta? “Sa i përket interesimeve kisha nga ekipi i Rrapajt dhe i Hadrojt. Klubi kërkonte shumë para dhe nuk arritëm marrëveshjen. Kërkonte 1 milionë euro. Kam edhe dy vite të tjera kontratë”, u shpreh Cara për “Mega Sport”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb