“Qeveria gjithnjë ka zgjedhur një politikë të gabuar, sidomos me PPP-të”, kështu u shpreh politologu Alban Daci gjatë një intervistë në “News24”.
I ndalur tek AKSHI, pasi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të krijohet një kompani tërësisht shtetërore , kompania “Albanian Digital Solutionc”, simotër e AKSHI-t, Daci theksoi se e sheh si një politikë të gabuar.
“AKSHI me një tjetër emër, e shoh si një politikë të gabuar. Një shtet që ka qëllim ruajtjen e sovranitetit të tij, disa institucione duhet të jenë shtetërore dhe nën kontrollin e shtetit. Rama përtej problematikës që ka në vetvete AKSHI, Rama mendoj që ka reflektuar duke na dhënë një mesazh se ka qenë politikë e gabuar ajo se privatizimit të të dhënave sensitive të gjithë qytetarëve shqiptarë që jo pak herë kanë rrjedhur dhe janë bërë publike”, tha Daci.
I ndalur tek situata në Partinë Demokratike, Daci u shpreh kritik, ndërsa theksoi se Partia Demokratike duhet të angazhohet në një kod të ri penal.
“PD dhe opozita duhet të bëjnë po ashtu detyrat e shtëpisë. Raportim mazhoranca-opozitë është ndarë në mënyrë perfektë, ajo që është në opozitë e ka të garantuar që do të mbetet në opozitë, ndërsa ajo që është shumicë e ka të garantuar qëndrojë po ashtu. Berisha nuk e ka dëmtuar PD është fat i PD që të jetë në këtë situata, ajo parti është identifikuar me Sali Berishën. Çdo fenomen njerëzor apo jetësor ka një fillim dhe një fund, nëse një ditë zoti Berisha nuk do jetë më kryetar i PD, nuk e di cili do jetë fati i PD, por kam përshtypjen se do jetë një subjekt politik që do jetë e pamundur për ta ngritur. Tani ose këta njerëz presin që fati i PD të jetë i përbashkët me zotin Berisha ose e shohin si të pashpresë këtë parti. Ndoshta do jetë konsumuar aq shumë PD bashkë me lidershipin e Berishës sa do jetë e vështirë për ta ringritur. Ka shumë personalitete që për shkak se kanë vendosur të mos angazhohen e kanë përjashtuar ata PD-në dhe ky është sinjal dëshpërues. Ose e shohin PD si subjekt politik pa shpresë për tu ringritur”, shtoi ai.
