Një grua 87-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 4. Viktima, e identifikuar si Marjeta Fshati, jetonte e vetme prej disa muajsh, ndërsa prej ditësh nuk kishte pasur kontakte me familjarët apo fqinjët, çka ka ngritur dyshime.
Ka qënë gruaja që kujdesej për të,ajo që ka konstatuar se dera e banesës ishte e mbyllur me çelës dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën e apartamentit, ku 87-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.
Banorët thonë se e moshuara kishte probleme shëndetësore por njëkohësisht edhe policia konfirmon se ajo vunate nga tensioni, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie të brendshme.

Viktima kishte një djalë që jetonte midis Shqipërisë dhe Greqisë,sipas fqinjëve, djali vinte shpesh për ta takuar të ëmën, por muajt e fundit nuk ishte parë në lagje.

Trupi i saj është transportuar drejt morgut për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Rastet e të moshuarve që jetojnë vetëm po bëhen gjithnjë e më të shpeshta,
Banorët e zonës shprehen se në shumë lagje kanë mbetur kryesisht të moshuar dhe shtëpi bosh, një realitet që po kthehet në shqetësim social.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb