Një moment i sikletshëm është regjistruar në Kuvend, ku protagonist është bërë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha. Ky i fundit teksa fliste me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, është ulur gabimisht në vendin e Ramës.

Kjo ka bërë që një prej përfaqësueseve të Kuvendit t’i kërkonte Hoxhës që të largohet prej aty.

Hoxha u çua dhe më pas ishte Koçiu që shkoi pranë vendit të tij për të biseduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: