Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa shprehet se është përgjigja e duhur ndaj raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Begaj thotë se kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.
Reagimi;
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.
Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.
Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar.
