“Partia Demokratike është e vetmja forcë me rezultate konkrete për integrimin”, kështu u shpreh avokatja Eda Grimci në një intervistë në New24.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se Partia Socialiste nuk ka bërë aspak hapa konkrete. Gjithashtu akuzoi qeverinë si të zhytur në korrupsion.

“PS votoi draft-propozimin e PD. Ka qenë një draft i propozuar nga PD. Mos e merrni si marrëveshje por si arritje të PD. Jemi akuzuar se ne po pengojmë integrimin, por nuk është kështu. PD nuk është kundër integrimit,. Kanë 14 vite në pushtet asnjë hap përpara nga PS. Balluku ishte vija e kuqe, elefanti në dhomë është korrupsioni i qeverisë Rama. Zonja Balluku akuzohet për korrupsion dhe pabarazi në tenderë, kemi kryetarin e bashkisë në burg. Opozita është lënë jashtë totalisht”, tha ajo.

Më tej shtoi se çështja Balluku është vija e kuqe për integrimin duke shtuar se këtë Parlamenti Evropian e ka thënë qartë.

“PE ka thënë çështja Balluku është vija e kuqe. Bllokimi nuk vjen nga PD, por vjen nga aktet me votë në Parlament të mazhorancës. IBAR nuk kalon, pra çështja nuk është do apo jo PD. Patjetër që PD do që ta shohë Shqipërinë në BE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb