Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit.

Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën e heshtur të Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, e diel më 17 maj 2026, të dy Primatët bashkëmeshuan në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir.

Fortlumturia ynë, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim jozyrtar me Patriarkun Bartholome.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb