Shqipëria në Bashkimin Europian dhe fenomeni i emigrimit ishin në fokus të mesazhit të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një aktiviteti artistik të zhvilluar në Shkodër në kuadër të “Javës së Europës”. Ambasadori i BE Gonzato tha se “do të jetë një Shqipëri në Be” ndërsa deklaroi se me qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar, por ka edhe nga ata qe po kthehen.
“Stacionet si ky stacion treni, janë gjithmonë hapësira të cilat janë depërtuar dhe do të depërtohen gjithmonë nga kujtesa jonë, qoftë ajo individuale apo ajo kolektive, nga të gjithë ata njerëz apo pasagjerë që kanë kaluar këtu, nga të gjitha ato përqafime që janë dhënë, qoftë përqafime largimi apo përsëri të arritjes së bashku. E këto pra janë histori edhe largimi, ashtu siç ka edhe shumë, qindra, mijëra shqiptarë të cilët janë larguar nga Shqipëria, por ka edhe shumë nga ata të cilët janë kthyer dhe që jam i sigurt që do të vazhdojnë të kthehen, sepse vetëm kështu mund të jetë kontributi për të ardhmen e Shqipërisë, e cila në fund të fundit do të jetë një Shqipëri në Bashkimin Europian, dhe ky është edhe misioni i punës sime”, tha ai.
Për tre ditë me radhë, nga data 15 deri më 17 maj, hapësira industriale e stacionit të trenit ne Shkoder, mirëpriti instalacione artistike, materiale arkivore, tinguj muzikore, duke rikthyer në vëmendje historinë dhe simbolikën e hekurudhës shqiptare.
