Hezbollahu ka lëshuar rreth 200 raketa drejt Izraelit dhe trupave të tij në Liban gjatë fundjavës.
Sulmet me dronë janë kryer pavarësisht një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Libanit për të zgjatur armëpushimin.
“Gjatë fundjavës, Hezbollahu qëlloi rreth 200 raketa në drejtim të Shtetit të Izraelit dhe trupave të tij, në shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të marrëveshjeve të armëpushimit”, tha zyrtari izraelit.
Sulmet midis forcave izraelite dhe Hezbollahut vazhduan edhe pse të dërguarit nga të dy vendet ranë dakord të premten për të zgjatur armëpushimin për 45 ditë të tjera.
Në javët e fundit, Hezbollahu ka përdorur vazhdimisht dronë FPV me kosto të ulët, me fibra optike, për të synuar forcat izraelite në Liban, duke paraqitur një sfidë të re për ushtrinë izraelite.
