Një konflikt mes disa personave çoi në plagosjen me armë zjarri të efektivit 30-vjeçar, Anxhelo Kumaraku. 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e atentatit. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, me të cilin po qëndronte momenti kur ka ndodhur ngjarja. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.
News24 ka sjellë pamje nga vendngjarja. Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të zhvillimeve të ngjarjes.
Ndërkohë efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku.
Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.
