Nënkryetari i PD-së Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Minuta e parë komentoi faktin që opozita braktisi Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Kedhi u shpreh se opozita nuk është për fasadë. Sipas tij, po kryhet një reformë elektorale, duke forcuar partinë-shtet.

Shtoi se Territorialja do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Nënkryetari i PD Nikola Kedhi: Nuk mundet që opozita të shkojë dhe të gjejë veten përpara faktit të kryer.

Opozita nuk është për fasadë. Nuk mund të pranohet arroganca e një mazhorance, që nuk është në të vërtetë një mazhorancë, nëse do të kishte votë reale. Gjetjet e OSBE ODIHR-it kanë gjetur shkelje të tëra, ndaj qëndrimi është tepër korrekt. Opozita bie dakord që të ndryshohet Kodi Zgjedhor. OSBE thotë se është mjegulluar vija ndarëse mes shtetit dhe partisë, që do të thotë se kemi parti-shtet, përmenden bonuset për pensionistët etj.

Ne jemi shprehur për lista të hapura 100 përqind. Qytetarët duhet të zgjedhin se cili këshilltar do i përfaqësojë. Për herë të parë në raport përmendet edhe ndërhyrja e krimit të organizuar në zgjedhje. Territorialja është një reformë elektorale, që është antikushtetuese. Kjo, sepse nuk është zbatuar vullneti i qytetarëve. Territorialen do e dërgojmë në Kushtetuese. PD po bën betejë shumëplanëshe. Vetë Taulant Balla pranoi për herë të parë se ka parti-shtet, sepse deklaroi do punohet për ta ndarë shtetin nga partia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb