Fotot që shihni tregojnë automjetin e Kejdi Spajas, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozë, ku u plagos një efektiv.

Në pamje duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të automjetit ku udhëtonte 31-vjeçari, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë shënjestër e sulmit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se autorët e dyshuar janë identifikuar Aldo dhe Ali Lika, ndërsa u plagos efekviti Anxhelo Kumaraku, i cili u pezullua nga detyra. Sakaq, pas hekurave ra Kejdi Spaja.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetuesit po verifikojnë dinamikën e atentatit dhe personat e përfshirë.

Sipas burimeve paraprake, në incident është përfshirë edhe një efektiv policie, i cili është lënduar në mënyrë aksidentale gjatë përplasjes me armë zjarri. Policia po vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa zona është këqyrur nga grupi hetimor dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: