Dy persona janë akuzuar në Britaninë e Madhe pas incidentit pranë bazës ajrore RAF Fairford, e cila përdoret nga ushtria amerikane, në kontenë e Gloucestershire.

Mohmed Abdulkarim, 24 vjeç, akuzohet për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj të inteligjencës, ndërsa Nouman Essghir, gjithashtu 24 vjeç, akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar me qëllim që mund të dëmtonte interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

Të dy pritet të dalin para Gjykatës së Magjistraturës në Ëestminster.

Sipas drejtuesit të policisë kundër terrorizmit, Laurence Taylor, Essghir, shtetas britanik nga Ëestminsteri, është akuzuar sipas nenit 4 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023, lidhur me veprimtari të dyshuar më 22 gusht.

Ai u arrestua fillimisht më 27 shtator, pranë bazës ajrore RAF Fairford, dhe u arrestua sërish më 20 tetor.

Ndërkohë, një 25-vjeçar me shtetësi britanike dhe iraniane, i cili u arrestua përsëri javën e kaluar, është liruar pa akuza, por mbetet nën masën e lirimit me kusht policor.

Ngjarja nisi më 27 shtator, kur pranë bazës ushtarake u vunë re tri automjete të dyshimta, duke bërë që autoritetet të shpallnin një situatë madhore emergjente.

Hetimet për incidentin po vijojnë nga policia britanike kundër terrorizmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb