Zvicra është në grup në Botëror me kombëtare si Katari, Bosnja dhe Kanada-ja. Federata zvicerane ka zgjedhur një mënyrë kreative për publikimin e emrave të futbollistëve të grumbulluar, duke i zbuluar ata përmes “Puzzle” në rrjetet sociale.
Për t’u theksuar se deri më tani janë zbuluar vetëm 14 nga 26 lojtarët që do jenë në Amerikë për Botërorin. Mes tyre janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Jashari. Lista finale do publikohet këto ditë nga trajneri Murat Yakin.
