Delegacioni iranian që merr pjesë në bisedime me Shtetet e Bashkuara është larguar nga Zvicra dhe po kthehet në Teheran pas 18 orësh negociatash intensive.
Delegacioni, i udhëhequr nga kryenegociatori Mohammad Bayer Ghalibaf , la ndërtesën ku u zhvilluan bisedimet pas rreth 18 orësh konsultimesh dhe kontaktesh intensive.
Ndërkohë, Irani thotë se u zhvillua vetëm një “diskutim i shkurtër” me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, duke këmbëngulur se negociatat thelbësore mbi këtë çështje nuk kanë filluar ende.
“Një nga çështjet e ngritura nga delegacioni amerikan ishte prezantimi i qëndrimeve të tij mbi çështjen bërthamore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai.
“Pati një diskutim shumë të shkurtër mbi çështjen bërthamore, por nuk u diskutuan detaje dhe nuk mund të thuhet se kanë filluar negociatat mbi programin bërthamor”, shtoi ai.
Pasi delegacioni iranian u largua nga bisedimet në Burgenstock të Zvicrës, delegacionet nga Shtetet e Bashkuara , Katari dhe Pakistani mbeten në vend për momentin, megjithëse pritet të largohen së shpejti.
Delegacionet do të lënë pas ekipe teknike, të cilat do të vazhdojnë diskutimet gjatë gjithë javës.
