Lionel Messi ishte një nga më të mirët në fitoren 2-0 të Inter Miami CF kundër Portland Timbers, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan. Messi realizoi në minutën e 31-të, pas një asisti të Telasco Segovia.

“Pleshti” dhuroi asist në minutën e 42-të për Germán Berterame, i cili realizoi golin e dytë për skuadrën nga Miami. Messi shkon në kuotën e 910 gola në karrierën e tij, të shënuara në 1,154 ndeshje zyrtare, duke vazhduar të shkruajë historinë. 38-vjeçari luan te Inter Miami që në vitin 2023, periudhë në të cilën erdhi nga PSG.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: