Fondacioni jofitimprurës Good Bunny, i themeluar nga superylli portorikan Bad Bunny, ka njoftuar rikthimin e programit “Un Verano Contigo” për vitin 2026, duke ofruar aktivitete edukative dhe kulturore falas për të rinjtë në Porto Riko.
Në edicionin e katërt të programit, 270 të rinj do të marrin pjesë në një trajnim trejavor të përqendruar në art, modë, muzikë dhe sport. Aktivitetet do të zhvillohen në Universitetin Sagrado Corazón në San Juan, ku artistë, edukatorë dhe profesionistë të industrive krijuese do të ndajnë përvojën e tyre me pjesëmarrësit.
Programi synon të ofrojë më shumë se mësim teorik, duke përfshirë përvoja praktike, mentorim të specializuar dhe mundësi për zhvillim profesional.
“Gjithmonë kam besuar se në Porto Riko ka një talent të jashtëzakonshëm. Në të gjithë ishullin ka të rinj me ide, kreativitet dhe dëshirë për të ecur përpara”, u shpreh drejtori i fondacionit, José “Che Juan” Torres.
Ai shtoi se ajo që u mungon shpesh të rinjve është qasja në mundësi, mjete dhe njerëz që i frymëzojnë të zhvillojnë potencialin e tyre.
Ndërkohë, Bad Bunny vijon turneun e tij botëror “Debí Tirar Más Fotos”, i cili nisi në vitin 2025. Sipas Billboard Boxscore, ky është turneu më i suksesshëm i karrierës së artistit, duke e bërë atë artistin e parë latin në histori që ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve të ardhura nga turnetë muzikore.
Aktualisht, fituesi gjashtë herë i çmimit Grammy ndodhet në pjesën evropiane të turneut të tij, i cili pritet të përmbyllet më 22 korrik me koncertin e fundit në Bruksel.
Bad Bunny’s Foundation Shares Details for ‘Un Verano Contigo’ 2026, A Free Program For Youth in Puerto Ricohttps://t.co/lAKjyyPXbA
— billboard (@billboard) July 9, 2026
