Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një videomesazh ku hedh akuza për menaxhimin e pronave në Bashkinë Kolonjë, duke theksuar se ekzistojnë dokumente që vërtetojnë regjistrimin e tyre që prej vitit 2010.
Me tone ironike, ai i drejtohet ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi, duke i treguar dokumentet që dëshmojnë të kundërtën e deklaratave publike për mungesë pronash.
Korreshi shfaq dokumentet në video dhe kritikon gjithashtu çështjen e infrastrukturës dhe patronazhimin politik, duke e mbyllur mesazhin me ironi për rritjen e çmimeve të perimeve, kryesisht domateve me 5 mijë lekë/kg.
“Kakaraç erdha prap unë, në shtyllën tënde të të çoj selam. Meqë kishe hyrë në disa andralla bukuroshe, të them ata që nxorre ti sot, ja ku e ke listën e pronave të Bashkisë Kolonjë. Shihe datën. 7.1.2010, nuk kam qenë në punë atëherë, por vijuan regjistrimet. Për ata që thonë nuk ka prona, urdhëro Kakaraç, ja ku është titulli i pronësisë, por që të kesh mundësinë për ta vizituar, shoku jot ta ngul këtë në drru, si do të thoshte, nuk ngulet gozhda kështu more Kakaraç, o karafil. Kur ne regjistrojmë pronat e hallexhinjve ti regjistroje në Palasë. Shiko një çikë ato vaporrët që nuk punojnë se je ministër tani”, tha ai.
