Brazili ka shpallur zyrtarisht listën për Kupën e Botës dhe vëmendja kryesore ka shkuar te rikthimi i Neymarit. Carlo Ancelotti prezantoi 26 lojtarët e grumbulluar gjatë një ceremonie festive në Rio de Janeiro, duke konfirmuar besimin ndaj yllit të Santosit, i cili në muajt e fundit ka rigjetur formën dhe vazhdimësinë në fushë.
Në repartin ofensiv nuk mungojnë as Vinicius Junior dhe talenti i ri Endrick, ndërsa tekniku italian u tregua i qartë për rolin e Neymarit, duke theksuar se në skuadër nuk do të ketë privilegje dhe se do të luajnë vetëm ata që e meritojnë.
Lista përfshin edhe disa emra të njohur për futbollin italian, mes tyre Bremer i Juventusit dhe Wesley i Romës, si edhe ish-lojtarë të Serie A si Alisson, Danilo, Alex Sandro dhe Lucas Paquetá.
Kombëtarja braziliane do të grumbullohet më 31 maj për miqësoren ndaj Panamasë në “Maracanã”, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për fazën përgatitore. Debutimi në Botëror është programuar më 13 qershor kundër Marokut, me objektivin e madh për të fituar titullin e gjashtë kampion bote.
Lista e lojtarëve të thirrur nga Ancelotti:
Portierë: Alisson, Ederson, Weverton
Mbrojtësa: Alex Sandro, Bremer, Danilo, Douglas Santos, Gabriel, Ibanez, Leo Pereira, Marquinhos, Wesley
Mesfushorë: Bruno Guimaraes, Casemiro, Danilo, Lucas Paqueta, Fabinho
Sulmuesa: Endrick, Martinelli, Igor Thiago, Luis Henrique, Matheus Cunha, Neymar, Rayan, Vinicius Jr., Raphinha
