Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar shembje të pjesshme. Siç shihet edhe në pamjet filmike të siguruara nga News24, copa të shumta mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Durrësit. Fatmirësisht në çastin kur copat e mermerit janë shkëputur nga fasada nuk ka pasur kalimtar në trotuar, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Problemet me amortizimin e godinave të gjykatave apo prokurorive janë ngritur disa herë nga drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë, kurse ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që një godinë në Durrës pëson shembje, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: