Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i Elez Hysa, i dyshuar si një nga autorët e grabitjes në argjendarisë në Kamëz. Ai u kap në Malësinë e Krujës dhe i janë gjetur rroba dhe sende të tjera të djegura në banesë, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë grabitjes.

Ndërkohë janë gjetur edhe kuti bojërash, të cilat dyshohet se janë përdorur për lyerjen e motorit, që ti shmangen zbulimit të policisë.

Para hetuesve e mohon përfshirjen në grabitje. 22-vjeçari rezulton me precendent për kultivim kanabisi. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër dhe po punojnë për kapjen e tij.

Nga autoritete ende nuk është gjetur motori dhe arma e zjarrit. Ndërkohë mësohet se ditën e grabitjes gjatë arratisjes autorëve u kanë rënë disa bizhuteri, të cilat janë gjetur nga policia në ndjekje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: