Projekti “Porta e Alpeve” parashikon një investim prej 100 milionë eurosh për qarkun e Shkodrës dhe synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe zhvillimin e turizmit gjithëvjetor në veri të vendit.
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD Enno Bozdo ka ngritur shqetësim në lidhje me institucionet që do të kenë në dorë menaxhimin e këtij fondi, duke u shprehur se Fondi Kombëtar i Zhvillimit është një institucion sipas tij i lidhur me tendera që janë bërë pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Paracme. Ai ka shtuar se ajo zonë ka problematika të tjera më imediate, siç janë për shembull rrugët dytësore dhe kanalizimet.
“Duhet të kemi disa prioriteteve, dhe nëse zona e Lezhës e më tutje vijnë nga mungesa e rrugëve dytësore apo kanalizimeve si mund të shkojnë 100 e ca mln euro në drejtim tjetër. Kush do t’i menaxhojë 100 mln euro? Njësor sikur t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë sepse edhe këtë radhë është zgjedhur Fondit Shqiptar i Zhvillimit, që është kthyer në një sinonim të mungesë së transparencës së prokurimeve publike. Kampion i tenderave me flamur të kuq ku fituesit shpallen ftues me tendera sa fondi limit.
E mbani mend menunë e gastronomisë, ku shpenzoheshin 400 mijë euro për të printuar një menu në disa fletëpalosje, ku është standardi i institucionit që po i jepen të menaxhojë edhe 100 mln euro të tjera”, u shpreh ai.
