Transferimi i shumëpërfolur i Paul Pogbas te Manchester Unitedi mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme (e martë), bëjnë të ditur mediat.

Mesfushori i Juventusit është pranë që të ribashkohet me Djajtë e Kuq, ndërsa çmimi i tij do të vendosë rekord botëror.

Zonja e Vjetër kërkon 120 milionë euro për lojtarin, derisa Mino Raiola kërkon 20 milionë për vete, ashtu që shuma e transferimit mund të arrijë 140 milionë euro.

Sipas Tuttosport, arritja e marrëveshjes pritet të ndodhë brenda kësaj ditë.

Pogba nuk është lojtari i vetëm që do të largohet nga Bianconerët, edhe Hernanes mund të kalojë në Bundesliga (te Bayer Leverkuseni apo Hamburgu).

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: