Tomas Tuchel trondit Anglinë pak ditë para nisjes zyrtarisht të finaleve të Botërorit 2026. Tekniku gjerman, ka zbardhur listen përfundimtare me emrat e lojtarëve, që do të përfaqësojnë ekipin e “Tre Luanëve” për në Kupën e Botës 2026.
Në këtë listë mungojnë emra shumë të rëndësishëm, që padyshim do të shkaktojnë një “tërmet” në ambjentin e përfaqësueses angleze. Kështu mbi të gjithë spikasin mungesat e dy yjeve të sulmit. Cole Palmer dhe Phil Phoden. Të dy konsiderohen e ardhmja e futbollit britanit, por performancat jo bindëse me klubet e tyre kanë ndikuar në mosgrumbullimin e tyre nga Tuchel. 9 gola 1 asist në 25 ndeshje me Chelsean për Palmer, që nuk arriti dot për asnjë moment të bënte diferencën tek “blutë e Londrës” që do të mbyllin një tjetër sezon zhgënjyes, duke mos përmbushur dot objektivin për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm.
Edhe më keq situate për 25 vjeçarin e Manchester Cityt, Phil Phoden. 7 gola dhe 5 asist në 32 ndeshje me “qytetarët”, por në shumicën e rasteve i nisur nga stoli, janë shifra aspak bindëse, për një talent si ai. Sa i takon repartit ofensiv, Tuchel ka përzgjedhur Harry Kane, Madueke, Gordon, Marcus Rashford, Saka, Toney dhe Ollie Watkins për t’I marrë me vete në botërorin amerikan.

Ndërkohë emra jo më pak të rëndësishëm janë edhe dyshja e mbrojtësave, Harry Maguire dhe Trent Alexander Arnold, të cilët nuk janë preferuar nga gjermani. Maguire vijon të jetë një pike fikse tek United, por performancat e fundit me “Tre Luanët” janë shoqëruar me shumë gafa dhe gabime, ndërsa Arnold, mbrojtësi i krahut të djathtë I Real Madrid, është një futbollist I tjetërsuar tashmë, që nuk ngjan aspak me lojtarin e Liverpool.
Anglia është një nga ekipet pretendente për të ngritur lart trofeun, megjithatë e sigurtë është, që zgjehdjet e Tuchel do të disktuohen vërtetë shumë në ditët në vijim.
