Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, ka deklaruar se SPAK po punon për akuza të reja ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vepra të rënda penale.

Në lidhje me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, gazetarja deklaroi se aktualisht ekzistojnë 13 akuza për të cilat SPAK ka zhvilluar hetime ndër vite. Ajo theksoi se pozitat ligjore të dy ish-zyrtarëve nuk pritet të lehtësohen, ndërsa komentoi edhe daljet e tyre publike dhe kërkesat për seanca të hapura.

Gazetarja Enduena Llabani, në studion e News24: Ndaj Metës do të ketë akuza të reja për vepra të rënda penale, për të cilat SPK është momentalisht duke punuar dhe mbledhur informacion.
Për Veliaj , sot që flasim ka 13 akuza ëpr të cilat SPAK ka punuar prej vitesh. Një fraksion i Veliaj ka lidhje edhe me familjarët e tij.
Pozitat ligjore të dy ish zyrtarëve nuk mund të lehtësohen. Edhe fakti që përpiqen të nxjerrin faktin që seanca duhet të ishin të hapura apo të japin intervista kjo nuk ka ekzistuar më parë. Po bëhet show politik që mund t’i ndihmojnë në proces. Ka zëra që hedhin aludime për ta bërë çështjen më të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb