TURQI- Kryetari i bashkisë së qytetit të Fethiyes, Alim Karaca u plagos gjatë sulmi të armatosur në lagjen Akarca të provincës turke të Muglas. Sipas informacioneve, autori i dyshuar mbërriti në zonën ku ndodhet shtëpia e kryetarit të bashkisë i veshur me maskë dhe hapi zjarr ndaj tij.

Pas sulmit, ai arratis menjëherë, por pas angazhimeve të autoriteteve u gjet në një kantier ndërtimi.

Guvernatori rajonal, Fatih Akkaya, i cili shkoi në spital për të marrë informacion në lidhje me gjendjen e Karaca-s, tha: “Shëndeti i kryetarit tonë të bashkisë është i mirë. Nuk ka arsye për shqetësim. Mjekët tanë janë shumë kompetentë dhe ai do të shërohet pas operacionit. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi që autori i krimit të arrestohet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në rajonin tonë.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: