Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj është ngjitur në ringun e Oberhausenit, në Gjermani, për një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së tij.

“The Albanian Sniper” do të përballet me francezin Bakary Samake në ndeshjen “WBC World Final Elimination Fight”, sfidë që mund ta afrojë shqiptarin me titullin botëror të WBC.

Hadribeaj mbetet i pamposhtur në karrierën profesioniste dhe konsiderohet një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Dueli pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë, teksa një fitore do ta çonte edhe më pranë majës së boksit botëror.

Kush është boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj

I lindur në Tiranë, Hadribeaj është një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist.

Ai mban rekord të pamposhtur dhe ka fituar disa tituj të rëndësishëm gjatë karrierës së tij, duke u kthyer në një nga krenaritë e sportit shqiptar.

Përballja ndaj Samake konsiderohet vendimtare për të ardhmen e tij, pasi një fitore do t’i hapte rrugën drejt një shansi për titullin botëror.

Dueli pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë, të cilët do të mbështesin “The Albanian Sniper” në një tjetër natë të madhe në ring.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: