Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fitoi duelin në ringun e Oberhausenit, në Gjermani, duke mposhtur francezin, Balary Samake. Kjo ishte një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së Hadribeaj.

“The Albanian Sniper” triumfoi në ndeshjen “WBC World Final Elimination Fight”, sfidë që e afron boksierin shqiptar me titullin botëror të WBC.

Hadribeaj mbetet i pamposhtur në karrierën profesioniste dhe konsiderohet një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Dueli u prit me interes të madh nga tifozët shqiptarë. Fitorja e sotme e çon edhe më pranë majës së boksit botëror, Hadribeajn.

Boksieri që nuk njeh humbje

I lindur në Tiranë, Hadribeaj është një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist.

Ai mban rekord të pamposhtur dhe ka fituar disa tituj të rëndësishëm gjatë karrierës së tij, duke u kthyer në një nga krenaritë e sportit shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb