Momente paniku kanë qenë ato të kaluara mbrëmjen e djeshme ku flakët përfshinë një nga pallatet e sapondërtuara të kompanisë “Kontakt”, në pronësi të biznesmenit Fatmir Bektashi.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga evakuimi i banorëve. Në një moment shihet një zjarrfikës që evakuon një fëmijë, i cili qan I frikësuar nga gjithçka që po ndodh.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, zjarri dyshohet se ka nisur në kabinën e automateve elektrike të pallatit.

Situata u rëndua edhe më shumë nga vështirësitë për ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës. Banorët pretendojnë se rruga përpara pallatit ishte e bllokuar, duke penguar hyrjen në kohë të zjarrfikëses dhe ambulancës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb