Ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli janë paraqitur sot në GJKKO. Ata akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kujtojmë se më datën 18 maj, u zgjat afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest shtëpie” për një periudhë kohe prej 3 muaj.

Nga këqyrja e telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb