Ish-kreu i KESH Erald Elezi u pyet këtë të premte në prokurorinë e Posaçme lidhur me një tender rrugësh të zhvilluar disa kohë më parë, për të cilin janë ngritur dyshime se është paracaktuar. Burimet konfirmuan për “News24” se ish-zyrtari dha shpjegime si person në dijeni lidhur me një çështje të vitit 2020, e cila vijon të jetë ende nën hetim.

Ish-zyrtari është gjithashtu i bashkëpandehur me ish-zv.kryeminisreren Belinda Balluku, për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Për të njëjtin tender, të pandehur janë Gentian Gjyli dhe Evis Berberi dy ish-krerët e ARRSH-së, si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë po këtë të premte Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Evis Berberit, për zëvendësim të masës së sigurisë. Ish-zyrtari dhe njeriu më i besuar i Belinda Ballukut kishte vendosur dhe garanci pasurore 1 milion lek, por gjykata ia refuzoi, duke lënë në fuqi masën e arrestit ne burg. Evis Berberi u arrestua në 2024 nën dyshimet se kontrollonte në mënyrë të tërthortë kompaninë DAAM shpk, të cilën e furnizonte me tendera publikë.

Gjatë arrestimit u sekuestruan disa celularë nga zbërthimi i të cilëve u zbuluan provat kundër Belinda ballukut. Ish-zv.kryeministrja po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve dhe javët e fundit janë ushtruar kontrolle tek familjarë dhe njerëz të besuar të saj. Ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi I funksioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: