Rusia dhe Ukraina kanë vijuar sulmet masive me dronë mes tyre. Moska deklaroi se të paktën gjashtë persona u vranë në sulmet ajrore ukrainase.

Në rajonin e Belgorodit të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, një civil u vra dhe një tjetër u plagos, ndërsa infrastruktura energjetike pësoi dëme pas sulmeve me raketa e dronë.

Gjithashtu sulme u raportuar edhe në rajonin e Bryansk. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për lëshimin e 262 dronëve gjatë natës, duke thënë se 246 prej tyre ishin kapur ose neutralizuar.

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, tha se forcat ruse kryen sulme me dronë në Kharkiv dhe ndaj 21 vendbanime në të gjithë rajonin gjatë 24 orëve të fundit, duke plagosur 18 persona, përfshirë një fëmijë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb