Irani është zotuar se nuk do të lërë asnjë akt agresioni pa përgjigje pas asaj që e quan një “shkelje flagrante” të armëpushimit nga SHBA-të.
SHBA-të nisën ato që i quajtën sulme mbrojtëse ndaj Iranit herët sot në mëngjes, në sfondin e një armëpushimi gjithnjë e më të paqëndrueshëm.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se ushtria amerikane “ka kryer një shkelje flagrante të armëpushimit në provincën Hormozgan gjatë 48 orëve të fundit”.
“Pa dyshim, Republika Islamike e Iranit nuk do të lërë asnjë akt agresioni pa përgjigje dhe nuk do të hezitojë aspak të mbrojë sovranitetin e Iranit”, tha ministria në një postim në rrjetet sociale.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kishte kryer sulme të reja ndaj Iranit “për të mbrojtur trupat tona nga kërcënimet e paraqitura nga forcat iraniane”.
