Vijon protesta në Tiranë. Një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët në zonën e Myslym Shyrit, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.
Ngjarja është regjistruar gjatë marshimit të studentëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në rrugët e kryeqytetit, ku vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
