Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group”, të lidhura me biznesmenin Valon Ademi. Në këtë mënyrë i ka dhënë të drejtë sipërmarrësit Behgjet Pacolli.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e Kolegjit Civil, e cila ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.
Dy shkallët e para të gjyqësorit kishin pranuar më herët kërkesën për masë sigurimi padie në favor të kompanive paditëse.
Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka shfuqizuar masën e sigurimit, duke e konsideruar të pabazuar kërkesën e paraqitur nga “Vlora International Airport” dhe “2A Group”.
Kujtojmë se kjo përplasje çoi më 16 maj në bllokimin e punës në aeroportin e Vlorës, ku shoqëria A2 Group nuk lejoi hyrjen në kantierin e ndërtimit të punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco.
Vendimi
Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, date 23.12.2025 të Gjykates së Shkallës Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), date 19.02.2026 te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane dhe rëzimin e kerkeses se paditesve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
