Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së 26 majit 2026 në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 23:55 në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Juxhin Hamajezi, i cili kishte marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën Aleksandër Moisiu, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Prokuroria e Tiranës dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Hamajezi është një emër i njohur për blutë e kryeqytetit pasi në 2018, i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e ish-Kinostudios. Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi. Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb