Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner dha mendimin e tij para ndeshjes finale të Conference League ndaj Vallecano.
“Mendoj se të gjithë ne, kur ishim të vegjël duke e goditur topin në mur dhe duke parë një finale evropiane në TV, mendonim: ‘Uau, do të doja të isha pjesë e kësaj loje’. Pra, të gjithë mund të jemi pjesë e kësaj loje si aktorë nesër, dhe është koha për të treguar se kush jemi, për të treguar pikat e forta, pse luan”.
“Udhëtimi evropian ishte shpërblimi për fitimin e FA Cup dhe tani të luash finalen është shpërblimi i një fushate të shkëlqyer në Ligën e Konferencës. Po e presim me padurim. Lojtarët janë në formë fantastike me një humor të shkëlqyer në grup”.
