Mbrojtësi i Partizanit, Marçelino Preka, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskulin e kofshës së djathtë në Zagreb. Futbollisti kuqezi pritet të nisë menjëherë fazën e rikuperimit, ndërsa klubi dhe stafi mjekësor do të ndjekin nga afër rehabilitimin e tij për rikthimin sa më të shpejtë në fushën e lojës.
“Marçelino Preka ka kryer me sukses operacionin në Kroaci. Mbrojtësi ynë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskulin rectus femuris te kofshës se djathtë në Zagreb me profesor doktor Sasa Jankovic. Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”.
